Sizmilogët grekë paralajmërojnë lëkundje të tjera sizmike në orët në vazhdim pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Greqinë dhe Turqinë.
Sipas tyre 48 orët e para pas tërmetit janë gjithmonë thelbësore për shfaqjen e një tronditje shumë të fortë.
Presidenti i OASP, Profesor Efthymis Lekkasu, rreth një orë pas tërmetit me magnitudë 6.6 ballë në Egje, iu bëri thirrje banorëve të Samos që të mos hyjnë në shtëpi, të jenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre dhe të qëndrojnë të qetë.
Ndërsa, sipas presidentit të Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, është e mundur që një tërmet tjetër të ndodhë edhe të jetë mbi 6 Rihter.
Greqia dhe Turqia u tronditën sot nga një tërmet 6.6 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në veri të Samos, në një zonë deti, ndërsa u ndie në të gjithë Greqinë, por edhe në Turqi, Bullgari dhe Shqipëri. / Opinion.al