Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti në juglindje, Basha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

2019/06/01 at 5:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji në gjykatë, Basha paralajmëron gjyqtarin: Bëji mirë llogaritë

Pas lëkundjeve të tërmetit në juglindje të Shqipërisë, me rajonin e Korçës të prekur më rëndë, ka reaguar përmes disa mesazheve në Tëitter, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar”, shkruan Basha.

Për këtë situatë, ai kërkon që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur për të dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të paaftësisë apo lojërave politike, por duhet vepruar menjëherë me fonde e veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur”, thekson Basha.

Sipas tij, familjeve të mbetura në mes të 4 rrugëve dhe në gjendje tronditjeje e pamundësie totale, shteti duhet t’iu ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehim.

Një seri goditjesh tërmeti u regjistruan mëngjesin e së shtunës në Shqipëri, në juglindje të vendit, në zonën e Korçës. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencës, ato arritën në një intensitet prej 5.3 gradësh të Shkallës Richter, me epiqendër rreth 17 kilometra në jug dhe jug lindje të Korçës, dhe zgjatën në një interval prej gati dy orësh nga 04:26 deri në 06:20 minuta kur është regjitruar goditja e fundit me intensitet më të lartë, e pasuar dhe në orët në vijim nga lëkundje të tjera.

Të paktën 4 persona rezultojnë të jenë lënduar nga dëmet në banesat e tyre. Sipas të dhënave zyrtare ata janë paraqitur “në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave, kanë pësuar lëndime të lehta. Dy prej tyre kanë marrë ndihmën e shpejtë në spital”.

Ministria e Mbrotjes bën të ditur se janë disa dhjetra banesa të dëmtuara në disa fshatra të zonës. Bilanci deri në mesditë flet për çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash në 70 shtëpi në fshatin Floq dhe Dvoran, nga të cilat sipas të dhënave zyrtare “50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh”. Po ashtu në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa, ndërsa në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!
Bota

Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!

7 Korrik, 2025 6:48 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot
Sport

Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot

7 Korrik, 2025 6:20 pm
Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…
Aktualitet

Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…

7 Korrik, 2025 6:12 pm
Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
Kryesore

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

7 Korrik, 2025 5:50 pm
Para
Horoskopi, ja cilat janë shenjat me fat për sot

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Nis fushata, Rama: Opozita frikë nga humbja! Saliu, fantazma e së shkuarës

Nis fushata, Rama: Opozita frikë nga humbja! Saliu, fantazma e së shkuarës

Agjenti i Hysajt: Do largohet nga Napoli, koha e tij ka mbaruar

Agjenti i Hysajt: Do largohet nga Napoli, koha e tij ka mbaruar

TE FUNDIT

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
7 Korrik, 2025

Të ndihmosh dikë në një moment të vështirë është instinkt njerëzor, por ndonjëherë, edhe dëshira më e mirë mund të...

Lexo më shumë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
7 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së, që vendosi vijimin e masës së sigurisë "arrest...

Lexo më shumë

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik, 2025

Të paktën 91 persona janë konfirmuar të vdekur, pas përmbytjeve të menjëhershme në Teksasin qendror. Sipas BBC, mësohet se përpjekjet...

Lexo më shumë

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
7 Korrik, 2025

Kabinat pa leje në Theth, që janë bërë objekt debati mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës, janë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com