Tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë ka goditua pa mëshirë çdo kënd. Marco, djali i kuestorit te Frosinones kishte shkuar me dy miq në shtëpinë familjare që kishin në Amatrice, një nga fshatrat më të goditur nga tërmeti. “Nga mesdita dikush bërtiti: E gjeta, e gjeta. Unë isha përpara, dhe më larguan…” Zëri shuhet, kuestori I Frosinones Filippo Santarelli qan. “Nuk e dija në çfarë gjendje mund të ishte trupi, për këtë arsye më mbajtën larg. E pashë më pas, Marko im, kur e sollën në kopësht, aty ku vendosnin kufomat. Mbeta pak me të. Kur e mendoj… Nuk di të gjej fjalët për të treagur se sa dhimbje ka një baba që humb një bir. Ndoshta nuk ekzistojnë”
Djali I tij ishte 28 vjeç dhe ishte në Amatrice për pushime.
“Shkonte çdo verë në shtëpinë tonë të familjes, dhe gjithmonë ftonte dikë. Edhe këtë herë ishte me dy miq. Njëri shpëtoi dhe arriti tja mbathë, tjetrin e nxorrën gjallë pas disa orësg. Ndaj për këtë shpresova deri në fund, që djali ynë të kishte shpëtuar”