Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti në Itali që duhet të shkundë Tiranën

2016/08/24 at 10:12 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Krim me koncesion

Nga Lorenc Vangjeli

Ora në këmbanaren e Amatriçes, në Itali, ka mbetur e fiksuar në orën 03.37 minuta. Nata ka qenë e tmerrshme në atë komunë dhe gjetkë në vendin fqinjë kur një tërmet i fuqishëm rrafshoi qindra shtëpi banimi e godina të tjera dhe mbi të gjitha, duke shkaktuar një bilanc të përgjakur viktimash.

Fatkeqësisht një bilanc ende provizor në numrin e atyre që kanë humbur jetën, e atyre që janë plagosur dhe tek gjithkush që u gjet i përfshirë në atë tragjedi natyrore me një jetë që duke nisur nga e djeshmja, nuk do të jetë më kurrë si më parë. Sepse minimalisht gjithkush ka pasur shumë për të humbur në atë tragjedi. Humbën kujtimet e të djeshmes nën rrënoja dhe e bënë të ardhmen më të dëshpëruar.

Deri dje në mëngjes në Tiranën e gdhirë përgjumësh në epilog pushimesh vere, shumë pak mund të kishin dëgjuar për Amatriçen italiane. Mbas fatkeqësisë, e gjithë media vendase, e shkruar apo me figurë, i kushtoi shumë kohë asaj. Fillimisht duke treguar çfarë kishte ngjarë, më pas duke treguar dhe për shqiptarët e përfshirë në të dhe më pas, edhe me ngushëllimet dhe solidaritetin njerëzor që politika dërgon në bregun tjetër të Adriatikut.

Ai breg sot ngjan shumë i afërt më këtë anë të detit që ndan dy vendet. Jo vetëm sepse fatkeqësitë nuk ndajnë, por bashkojnë, por edhe sepse fatkeqësitë në thelb janë pësime që duhet të prodhojnë mësime. Në rastin e Tiranës këto mësime mund të jenë edhe drithëruese. Tërmetet ende nuk parashikohen dhe nuk ka asgjë në botë që t’i parandalojë. Njeriu mund të bëjë të kundërtën e tyre; të afrojë mundësi që ato të ndodhin me veprimet apo dhe mosveprimet e tij.

Ndaj tërmeteve nuk ka mundësi të shpiket diçka që t’i bëjë më pak të egër, më pak të frikshëm apo më pak të dëmshëm. Ndaj tyre ka vetëm një shans për t’i dhënë mbijetesës një shans më shumë: të ndërtohet mirë. Të ndërtohet me cilësi. Të funksionojnë një mijë e një hallka që shoqërojnë industrinë e ndërtimit si një biznes privat dhe si detyrim shtetëror i të gjithë pushteteve.

Ato janë hallka që nisin me themelet dhe studimet gjeofizike të terrenit, me cilësinë e produkteve të ndërtimit dhe nuk mbyllen deri në respektimin pa kushte të kushteve të lejes së ndërtimit. Ka ndodhur një gjë e tillë në Tiranë, në Durrës, Vlorë e gjetkë? Absolutisht jo! Dhe kjo gjë ngjall frikë.

Në gjendje normale dhe në ditë normale tërmeti ngjan më i largët se fundi i botës. Por herët a vonë, fundi i botës vjen dhe atëherë gjithkush duhet të jetë i përgatitur sepse ai nuk bën dallim dhe nuk diskriminon sepse godet gjithkënd! Edhe ndërtuesin, edhe abuzuesin, edhe qytetarin, edhe këdo.

Për këto arsye, tërmeti italian duhet të shkundë fort dhe Tiranën. Jo vetëm me solidaritet ndaj viktimave matanë Adriatikut, por me ankth për brigjet e kësaj ane të detit. Ku shpesh themelet janë hapur në rërë dhe jo vetëm në kuptim figurativ. Ku shpesh godinat janë lartuar si kallama në kënetë. Ku shpesh muret dridhen dhe nga teshtima e fqinjit. Ndërtimi në Shqipëri, në shumë raste është bërë me ngut, në këmbë dhe sot për nesër.

Ende sot e në Tiranë ka vetëm një këmbanare dhe për fat të keq, ora e saj ka mbetur ende në shifrat: fito me çdo kusht dhe me çdo kusht maksimizo fitimin. Zoti mos e sjelltë tërmetin në Tiranë! Profesionistët “pesimistë” kanë frikë të parashikojnë se çfarë pamje mund të ketë kryeqyteti ballkanas, kësaj ane të Adriatikut plot me rërë të zënë nga ndërtimet kuturu. Por me siguri, atëherë nuk do të ketë kullë në këmbë që të mbajë këmbanën që do të bjerë për të gjithë./Java

Etiketa: lorenc vangjeli

Ju sugjerojmë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

5 Korrik, 2025 10:52 am
Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
Aktualitet

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

5 Korrik, 2025 10:40 am
Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
Aktualitet

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025 9:45 am
Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
Aktualitet

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

5 Korrik, 2025 9:44 am
Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Rajoni

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

5 Korrik, 2025 9:40 am
Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë
Rajoni

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

5 Korrik, 2025 9:32 am
Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..
Aktualitet

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

5 Korrik, 2025 9:24 am
Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..
Aktualitet

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..

5 Korrik, 2025 9:16 am
Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
Bota

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

5 Korrik, 2025 9:07 am
“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”
Aktualitet

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”

5 Korrik, 2025 8:48 am
Para
Dhjetëvjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Itali pas 17 orësh

Dhjetëvjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Itali pas 17 orësh

Panik në Londër, të shtëna të shumta me armë zjarri

Panik në Londër, të shtëna të shumta me armë zjarri

Tërmeti në Itali, ja historitë tronditëse në gërmadha

Tërmeti në Itali, ja historitë tronditëse në gërmadha

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
5 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Këto vatra janë...

Lexo më shumë

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
5 Korrik, 2025

Pas arrestimit të dy shtetasve për trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri ku u sekuestruan 8 armë zjarri ka...

Lexo më shumë

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
5 Korrik, 2025

Ervin Bushati, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një...

Lexo më shumë

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
5 Korrik, 2025

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, kanë mbërritur të arrestuarit në kuadër të operacionit hetimor të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com