Është rritur bilanci i viktimave në Indonezi, si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.6 Rihter që goditi vendin.
Të dhënat më të fundit bëjnë me dije se deri në këto momente raportohen 162 viktima ndërkohë që të lënduarit i kalojnë 1000.
Tërmeti me magnitudë 5.6 Rihter goditi qytetin e Cianjur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që dëmet materiale janë të pallogaritshme.
Spitalet janë tejmbushur me të lënduar, teksa bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej.
Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për të nxjerrë personat e bllokuar në rrënoja, të cilët gjithashtu janë të shumtë.