Aktualitet

Tërmeti në Greqi, raportohet për banesa të dëmtuara në zonën e Devollit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 10/01/22 |
Opi Nion

Lëkundjet e forta sizmike që u ndjenë mbrëmjen e djeshme në vendin tonë kanë shkaktuar dëme në banesa në vendin tonë.

Duke qenë se epiqendra ishte në Follorinë të Greqisë, për banorët e zonave kufitare konkretisht të Devollit tronditja ka qenë edhe më e fortë.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka raportime për 6 banesa të dëmtuara në këtë zonë, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec.

Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën. Ndërkohë grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.

Paraprakisht raportohet se banesat të cilat janë bërë raportime për dëmtime janë banesa të vjetra dhe të amortizuara.

Pas