Është rritur numri i viktimave nga tërmeti që ka goditur Afganistanin.
Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 800 viktima, ndërsa numri të plagosurbe është mbi 2800.
Autoritetet shprehen të shqetësuar për shkak se rreziku që numri i viktimave të rritet është shumë i lartë.
Tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi gjatë natës Afganistanin, ndërsa rreth 6 fshatra janë shkatërruar.
Ekipet ndërkombëtare gjithashtu po ofrojnë ndihmë emergjente dhe po mbështesin trajtimin e të plagosurve në Afganistan.
OKB-ja tha se ekipet e saj në Afganistan po “ofrojnë ndihmë emergjente dhe mbështetje për shpëtimin e jetës”.