Aktualitet

Tërmeti ndryshon projektbuxheti i 2020,do financohet rindërtimi i shtëpive


               Publikuar në : 15:42 - 02/12/19 |
Opi Nion

Tërmeti shkatërrues i cili goditi vendin më 26 nëntor, la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Lidhur me situatën e rëndë që po përballet Shqipëria pas tërmetit, qeveria do të ndryshojë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për financuar programin e rindërtimit nga dëmet që la pas tërmeti 6.4 ballë.

Ky lajm është bërë i ditur  nga Arben Ahmetaj; “Në buxhetin 2020 do ta kalojmë në parim, por ai do të ndryshohet nen për nen sepse po e them zyrtarisht kryeministri ka vendosur që të përfshijë fondin e rindërtimit në buxhet. Pasi ky fond të jetë përcaktuar atëherë buxheti do të ndryshohet gjatë diskutimeve nen për nen”.

Ndërkohë, Ministrja e financave tha se pjesa kryesore e parave për ndërtimin e banesave do të vijnë nga shkurtimi i investimeve publike, por qeveria do të vërë gërshërë edhe mbi shpenzimet korrente.

“Kemi identifikuar disa projekte të cilat mund të shtyhen me një vit për të krijuar hapësirë që të financojmë programin e rindërtimit”, tha Denaj.

Buxheti i vitit të ardhshëm do të mbajë koston më të madhe të rindërtimit. Por një pjesë e shpenzimeve emergjente do të përballohen nga buxheti i këtij viti, i cili do të ndryshohet me akt normativ./ Opinion.al

Pas