Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës që ndihmuan Shqipërinë ditën që u goditë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Meta falënderoi të gjithë ekipet e Kosovës që ndihmuan Shqipërinë në ditën e tragjedisë, duke deklaruar se ata rrezikuan jetën për vëllezërit e tyre shqiptarë.
Me forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës ishte pjesë dhe heroi me katër putra që mundësoi shpëtimin e dhjetëra jetëve nën gërmadhat e godinave të shembura pas tërmetit.
Presidenti Meta nuk kishte një medalje për qenin e trajnuar të forcave të Sigurisë së Kosovës, por mirënjohjen dhe vlerësimin ia dha me puthje./ Opinion.al