Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Ndërkohë, pas-goditjet kanë vijuar edhe pas tërmetit 6.4 ballë, por sizmiologët janë shprehur se nuk ka vend për panik, pasi pas-goditjet janë diçka normale pas një tërmeti të përmasave si ai i 26 nëntorit.
Lidhur me lëkundjet e vazhdueshme, Ministria e Mbrojtjes bën me dije sot se numri total i pasgoditjeve që prej tërmetit të fortë të 26 nëntorit është 1376.
Ndërsa nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, 2 dhjetor deri më tani, ora 10:00 janë regjistruar 5 lëkundje dhe dy janë të lokalizuar./ Opinion.al