Ditën e sotme, presidenti, Ilir Meta ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet për situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Kjo mbledhje zhvillohet në ambientet e Presidencë dhe në të marrin pjesë; Kryeparlamentari, Kreu i SHISH, Kryeprokurori, Kryetari i komisionit të Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Ministrja e Mbrojtjes, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ministri i Energjetikës, Ministri i Jashtëm.
Në këtë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama./Opinion.al