Bota

Tërmeti mes Turqisë dhe Greqisë, 8 persona të plagosur në ishullin Samos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 30/10/20 |
Opi Nion

Tërmeti me magintudë 6.6 ballë me epiqendër në detin Egje, ka tronditur ditën e sotme Turqinë dhe Greqinë, duke shkaktuar dëme materiale të mëdha dhe persona të lënduar.

Mësohet se në ishullin grek Samos deri më tani raportohet se të paktën 8 persona janë plagosur mes të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë ministri grek i Shëndetësisë përmes një postimi në Tëitter, bën me dije se të gjithë strukturat shëndetësore do të jenë në gatishmëri.

Gjithashtu informacionet e fundit theksojnë se pas tërmetit, një cunam i vogël ka goditur  Agios Kirikos në Ikaria. Aeroporti i Samos “Aristarchos the Samian” pritet të mbetet i mbyllur për disa orë.

 

Pas