Një lëkundje e fortë sizmike ka ndodhur pak më parë në bregun lindor të Ishujve Kuril në Rusi. Tërmeti raportohet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter dhe ende nuk ka informacione për dëmet që mund të ketë shkaktuar.
Lëkundjet simike ndodhën rreth orës 05:38 me orën lokale. Ndërkohë autoritet nuk japin parlajmërime për tsunami.
Kujtojmë që ditë më parë një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar shëmbjen e disa ndërtesave, si dhe solli valë tsunami në Oqeanin Paqësor.