Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Leja e legalizimit për “Mira Mare” tërësisht e falsifikuar

2019/12/16 at 8:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tërmeti/ Leja e legalizimit për “Mira Mare” tërësisht e falsifikuar

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Prokuroria preu 18 fletë arresti për ndërtues, zyrtarë të shtetit, inxhiniere, etj. Sipas saj ata kanë përgjegjësi në shembjen e godinave që i morën jetën 23 personave në Durrës.


Për 9 të ndaluarit, Prokuroria do të kërkoj nesër në Gjykatë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në kërkesën e zbardhur të prokurorisë thuhet se leja e legalizimit për hotelin e shembur “Mira Mare” është tërësisht e falsifikuar.

Nga hetimet është zbuluar se ndërtuesi i ‘Miramare’, Rruzhdi Xheka, kur bëri aplikimin për legalizim paraqiti një akt-ekspertimi që rezulton i falsifikuar, pasi eksperti kishte ndërruar jetë 5 vite para se të bëhej legalizimi.

Paligjshmëritë e konstatuara në ish-objektin Hotel Miramare, lagjia nr.13,Durrës.

Në lagjen nr.13 Plazh Durrës, është shembur një objekt me 5 kate i quajtur Hotel Miramare i cili ishte ndërtuar para viti 2005 dhe për te cilin ishte plotësuar formulari i vet deklarimet ne vitin 2005 dhe një formularë tjetër ne vitin 2006, i legalizuar ne vitin 2018.

Nga shembja e objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13, Plazh Durrës, edhe si pasojë e lëkundjeve te tërmetit gjetën vdekjen shtetasit Sotiraq Vangjel Misha dhe Evjola Bajram Broshka.

Mbështetur ne te dhënat e sipër përmendura ka rezultuar se nga ana e personave që kryejnë funksione publike, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

Gjithashtu, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e subjekteve private, në cilësinë e ndërtuesit informal, është kryer ndërtimin e një objekti 5-kate në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht objektin e emërtuar Hotel “Mira Mare”, ku për shkak dëmtimit në strukturën e objektit, ka sjell shembjen e tij dhe për pasojë vdekjen e shtetasitSotiraqVangjelMisha dhe Evjola Bajram Broshka të cilët gjendeshin në këtë objekt.

Midis personave qe kane përgjegjësi penale lidhur me veprimet dhe mos veprimet e kryera gjate kryerjes se ndërtimit te lokalit Barons dhe legalizimit te ndërtimit te tij,(veç personave te tjerë) rezulton se janë shtetasit:
1-Shtetasi Rruzhdi Xheka ne cilësinë e aplikuesit për leje legalizimi dhe ne cilësinë e pronarit te objektit rezulton se ka kryer ndërtimin e një objekti pa respektuar rregullat dhe normat ligjore ne fushën e ndërtimit për sa i përket studimit, projektimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit te objektit informal. Nga ana e ndërtuesit nuk është kryer asnjë lloj studimi gjeologjiko-sizmiologjik, nuk është kryer asnjë lloj projekti i konstruksionit dhe objektit 5 ketesh, nuk është mbajtur asnjë libër masash mbi punimet e kryera dhe cilësinë e materialeve te ndërtimit të përdorur, nuk ka te dhëna qe zbatimi i punimeve te jete kryer nga subjekt i licencuar si dhe nuk ka kryer asnjë lloj akti kolaudimi apo ekspertimi teknik lidhur me qëndrueshmërinë.

Edhe akti teknik i nevojshme per legalizimin e objekti qe lidhet me strukturën dhe qëndrueshmërinë eshte nje akt ekspertimi i cili gjendet ne fotokopje dhe i dyshuar tërësisht i falsifikuar pasi megjithëse legalizimi eshte kryer ne vitin 2018, personi qe pretendohet se ka hartuar aktin ka ndërruar jete me shume se pese vite para legalizimit te objektit!

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Rruxhdi Xheka lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit ka kryer veprime me dashjen e tij ate te ndërtimit, krijimit dhe fitimit te nje pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte nje objekt me 5 kate per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës perderi sa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.

Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi RruzhdiXheka dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.
2-Arben Isaku ne cilesin e Drejtorit te Aluizni-t Durres, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

Nga ana e tij janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në lidhje me administrimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe kualifikimi i objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13,Plazh Durrës ne kushtet kur ligji e përjashton nga legalizimi,pasi objekti nuk plotësonte kushtet per legalizim, sepse nuk kishte nje akt ekspertimi teknik te rregullt per qëndrueshmërinë si njeri nga kushtet kryesore te dokumentacionit teknoko-ligjor te legalizimit te objekteve mbi 5 kate, etj, duke konsumuar kështu elementet e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. /Opinion.al

Etiketa: mira mareprokuroriatermeti


Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
Kronikë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

24 Nëntor, 2025 11:21 am
Para
Kryetarja e Komisionit të Medias largohet nga mbledhja në shenjë revolte

Kryetarja e Komisionit të Medias largohet nga mbledhja në shenjë revolte

Humbën jetën dy gra, pronari i lokalit hoqi muret e pallatit 6-katësh

Humbën jetën dy gra, pronari i lokalit hoqi muret e pallatit 6-katësh

Milot, gjendet i vrarë 74-vjeçari

Milot, gjendet i vrarë 74-vjeçari
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
24 Nëntor, 2025

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t'i...

Lexo më shumë

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
24 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur,...

Lexo më shumë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
24 Nëntor, 2025

Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi. BBC foli me...

Lexo më shumë

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
24 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të ndërmarra në lidhje me protestën që PD zhvillon përpara Kryeministrisë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com