Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Kreu i Emergjencave të BE: Sot zbresin në terren 50 inxhinierë

2019/12/02 at 10:23 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti/ Kreu i Emergjencave të BE: Sot zbresin në terren 50 inxhinierë

Peter Glerum, drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, është shprehur se ekipet ndërkombëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri, deri në vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntori që la pas dhjetëra viktima.

Numri një i emergjencave në BE ishte në një konferencë për mediat së bashku me me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca ku theksoi se ekspertët ndërkombëtar kanë ardhur që të martën dhe nuk do të largohen, deri kur të sigurohen që njerëzit në nevojë do të marrin ndihmë.

Më tej, drejtuesi i emergjencave deklaroi se situata në Shqipëri pas tërmetit ishte kaotike, por sipas tij, po bëhet një strukturim i mirë për koordinimin e të gjithë aktiviteteve për rimëkëmbjen e kësaj situate.

“Ne do jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin kur ndihma ndërkombëtare të shkojë në destinacion dhe do sigurohemi se çdo njeri që është në nevojë do ta marrë atë. Për momentin kemi krijuar një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare. Jam këtu me një ekip ekspertësh të BE dhe Kombeve të Bashkuara, duke kombinuar përpjekjet tona në një reagim ndërkombëtar për të siguruar një reagim të koordinuar. Ne filluam operacionin e kërkim-shpëtimit, ekipe nga vendet e BE dhe jashtë saj erdhën në Shqipëri për të kërkuar njerëzit nën rrënoja. Kjo etapë ka përfunduar me disa operacione të suksesshme shpëtimi, por me keqardhje u shënuan edhe viktima. Kjo është një pjesë e rëndësishme. Ishte një situatë kaotike në fillim, por tani një strukturë e themeluar mirë, me ministrin Çuçi, për të koordinuar të gjithë aktivitetet dhe ne e mbështesim atë. E mbështesim në vlerësimin e dëmeve, pra ne vlerësojmë të gjithë ndërtesat për sigurinë për të siguruar të gjithë shqiptarët të dinë nëse mund të kthehen në shtëpitë e tyre ose nëse ato duhen riparuar apo shkatërruar plotësisht. Dje patëm 38 inxhinierë në terren, sot do të kemi 50 dhe operacioni do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Do të jetë një kombinim mes shqiptarëve dhe inxhinierëve ndërkombëtarë për të siguruar standardet ndërkombëtare. Ky proces po ecën mirë. Gjithashtu, po mendojmë edhe për njerëzit që duhen strehuar përkohësisht, për njerëzit që kanë humbur gjithçka për momentin po vijon një vlerësim i nevojave për t’u siguruar se cilët janë ata persona që kanë nevojë për ndihmë. Ndërkohë, ne sigurohemi se këto ekipe janë dërguar në vend. Ekipet ndërkombëtare janë dërguar për të ofruar ndihmë”,- tha Glerum./Opinion.al

Etiketa: emergjenceglerumtermet

Ju sugjerojmë

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
Bota

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

13 Tetor, 2025 10:21 am
KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

13 Tetor, 2025 10:16 am
Gaza/ Hamasi përleshet me klanin vendas, mbi 20 viktima
Bota

Gaza/ Hamasi përleshet me klanin vendas, mbi 20 viktima

13 Tetor, 2025 9:46 am
Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë
Bota

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

13 Tetor, 2025 9:40 am
Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite
Bota

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite

13 Tetor, 2025 8:50 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Para
Tërmeti/ Ministria e Mbrojtjes: Nga e 26 nëntori deri sot, 1376 pasgoditje

Tërmeti/ Ministria e Mbrojtjes: Nga e 26 nëntori deri sot, 1376 pasgoditje

Tërmeti/ Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Tërmeti/ Meta jep detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

51 persona vdiqën në 26 Nëntor, por u vranë shumë kohë më parë

51 persona vdiqën në 26 Nëntor, por u vranë shumë kohë më parë

TE FUNDIT

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
13 Tetor, 2025

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe plani i rritjes ishin në qendër të bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
13 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekord drejt integrimit europian dhe...

Lexo më shumë

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
13 Tetor, 2025

Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa...

Lexo më shumë

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
13 Tetor, 2025

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një plan të gjerë masash për forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com