Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntori, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Pas tragjedisë, qytetarë organizata, fondacione dhe vende të ndryshme të botës janë solidarizuar më Shqipërinë duke ndihmuar me ushqime veshmbathje dhe shuma të ndryshme parash për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti 6.4 ballë.
Lidhur me situatën e rëndë në Shqipëri, mësohet se Komisioni Evropian ka akorduar 15 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha: “BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh.”/Opinion.al