Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti ishte 5.8 apo 7 ballë? Inxhinieri sqaron dallimin në matje

2019/09/22 at 1:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkundet” Shqipëria, ja ku ishte epiqendra e tërmetit

Një nga diskutimet pas lëkundjes së tërmetit ishte mbi fortësinë e tij. Shpesh herë bëhet një mbivendosje e termave të magnitudës dhe intensitetit të cilat janë dukur të ndryshme.


Siç sqaron inxhinieri Bashkim Kopliku, “magnituda e një tërmeti matet në shkallë Rihter dhe përcakton tërmetin në qendrën e tij. Pra magnituda është një veti e tërmetit e njëlloj e njëjtë për çdo njeri sado larg tij.

Ndërsa intensiteti matet me ballë ose gradë. “Intensiteti përcakton efektin e tërmetit në një vend të caktuar” shkruan inxhinier Kopliku. Intensiteti i tërmetit është ajo se çfarë ndiejnë njerëzit dhe varet nga largësia nga epiqendra.

Tërmeti i së shtunës ishte i shkallës 5.8 Rihter dhe kishte një intensitet 7 ballë në Durrës dhe 6 ballë në Tiranë.

Statusi në Facebook i inxhinier Bashkim Koplikut

Tërmeti sot e dje! Ishte 5, 8, apo ishte 6 e 7… Miqtë po më pyesin, si ish-inxhinier…
Po e sjell edhe këtu në fb, përgjigjen time, duke dhënë kryesoret, sa më shkurt:
Tërmeti përshkruhet shkurt me dy madhësi, magnituda dhe intensiteti.
Kur thuhet 5,8, bëhet fjalë për magnitudën në shkallë Rihter (Richter), apo nga një herë, edhe me momentin (Mw).
Kur thuhet 6 apo 7 (nga një herë VI apo VII, me shifra romake), bëhet fjalë për intensitetin, në ball, apo gradë, apo pikë
Magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, pavarësisht se llogaritet mbi bazën e matjeve nga shumë larg Qendrës (nga disa stacionet e vrojtimit, që kanë pajisje me sismografë etj., duke marrë parasysh edhe distancën etj.). Pra, tërmeti dje ishte “5, 8 gradë të shkallës Rihter”. Po bëj një analogji, me një llambë ndriçimi, që e kemi më të njohur: themi rëndom se llamba është p.sh. 33 W (vat) , apo më mirë, 1450 lumen. Natyrisht, magnituda e tërmetit 5, 8 gradë të shkallës Richter, apo llamba që është 33W/1450 lumen, është njësoj, si për njerëzit në Durrës, si për ata në Shkodër, e si për ata në Mynih: kemi të bëjmë me veti të tërmetit, apo të llambës, dhe jo të efekteve të tij, apo të asaj, në një vend të caktuar.
Intensiteti përcakton efektin e tërmetit në një vend të caktuar, : 6 apo 7 ballë, ishte intensiteti, pra efekti në Durrës i atij tërmetit me magnitudë 5, 8 të shkallës Richter, që ishte 1 km, apo 30 km larg. Njësoj si të thuash që ndriçimi ishte 30 lux në librin që po lexoja me ndriçim që më vinte nga një llambë 33 vat, apo 1450 lumen, të vendosur disa metra larg.
Pra, që të sqarohemi përfundimisht: ai tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Richter., ishte me i intensitet 6 apo 7 ballë në Durrës, por me 2 ballë në Shkodër, e me 0 ballë në Mynih.
Shoh që se në shtyp shpesh po ngatërrohen këto terma, prandaj ky sqarim…/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Bota

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

22 Qershor, 2026 1:56 pm
Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

22 Qershor, 2026 1:27 pm
Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe
Bota

Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

22 Qershor, 2026 1:25 pm
Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
Politikë

Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

22 Qershor, 2026 1:22 pm
Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
Para
Protesta të dhunshme kundër presidentit në Egjipt

Protesta të dhunshme kundër presidentit në Egjipt

Lajmi për tërmetin bën xhiron e botës, nga CNN te Reuters dhe Der Spiegel

Lajmi për tërmetin bën xhiron e botës, nga CNN te Reuters dhe Der Spiegel

A do hapen shkollat të hënën? Ministrja Shahini flet nga terreni

A do hapen shkollat të hënën? Ministrja Shahini flet nga terreni
















TE FUNDIT

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
22 Qershor, 2026

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee,...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
22 Qershor, 2026

Donald Trump ka lëshuar këtë të dielë një sëri paralajmërimesh të forta ndaj Iranit, ndërsa në Zvicër po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve...

Lexo më shumë

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
22 Qershor, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit të paqes me Iranin kanë sjellë rezultatet që Uashingtoni...

Lexo më shumë

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
22 Qershor, 2026

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, fajësoi të hënën Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për krizën e vazhdueshme që rrethon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}