Vetëm pak minuta më parë Shqipëria u trondit përsëri nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.3 ballë.
Kjo ka bërë që për arsye sigurie operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë për pak minuta. Në qytetin e Durrësit njerëzit kanë dalë jashtë në rrugë nga frika se ndërtesat e tyre mund të shemben.
Grupet e kërkim shpëtimit vijojnë punën që nga mëngjesi i ditës së djeshme për gjetjen e personave të cilët kanë mbetur poshtë rrënojave të banesave që u shembën nga tërmeti 6.4 ballë./ Opinion.al