Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Harrohet Durrësi, qyteti me dëmet më të mëdha

2020/02/01 at 8:14 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/ Shqipëria nesër në zi kombëtare në nderim të viktimave

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të konsiderueshme në 11 bashki të qendrës së vendit, por në Durrës janë edhe dëmet më të mëdha. Mbi 3 863 persona kanë aplikuar për bonus qiraje, ndërsa qindra mijëra familje janë zhvendosur nga shtëpitë, për shkak se faza e parë e kontrollit i ka cilësuar të pabanueshme. Për shkak edhe të tranzicionit që po kalon bashkia nga mungesa e një kryetari pas dorëheqjes së Valbona Sakos, qyteti duket se është njësoj si në ditën e parë të emergjencës sa u takon përfitimeve. Teksa në Tiranë bonusi i qirasë është shpërndarë për familjet që kanë aplikuar, në Durrës dhe bashkitë e tjera ende nuk janë shpërndarë. Ndërsa bizneset në vend që të ndihmohen, po faturohen me gjoba për detyrimet tatimore të vonuara.


Kryetari i Dhomës së Durrësit, Alban Isteri, tha se situata është e rëndë si në popullatë, ashtu edhe në biznese. Sipërmarrjet e tregtisë dhe shërbimeve nuk po punojnë as me 30 për qind të kapacitetit, pasi Durrësi po hyn në muajin e tretë që konsumi ka rënë në mënyrë drastike. Rënia e konsumit do të çojë qindra biznese në kolaps e faliment, lajmëroi ai. Nga ana tjetër, qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që dha ditët ë e para pas ngjarjes së 26 nëntorit për pezullim të taksave dhe tatimeve dhe përjashtim nga gjobat për detyrimet e vonuara së paku për periudhën e emergjencës. Përfaqësues të qeverisë u kërkuan bizneseve të Durrësit të jepnin pagat për punonjësit edhe pse puna ishte pezulluar, duke premtuar se do të kishte kompensime dhe lehtësime nga gjobat. Por asnjë nga këto premtime nuk u mbajtën, pohon Isteri. Qindra biznese kanë dhënë pagat për punonjës që nuk janë paraqitur në punë së paku për dy javë.

Por të gjithë këto janë kosto për bizneset, të cilat, në vend që të ndihmohen, kanë marrë gjoba si në një situatë normale. Isteri mirëkupton vështirësitë që qeveria ka për plotësimin e planit të të ardhurave, por duke ngarkuar biznesin me gjoba vetëm sa do të përkeqësojë më tej situatën. Këto biznese do të falimentojnë dhe pastaj as nuk do të punësojnë edhe aq më tepër të paguajnë taksa. Qeveria duhet të tregohet e guximshme, tha ai duke kërkuar së paku të respektohen detyrimet që ka shteti ndaj bizneseve për TVSH-në e parimbursuar. Në të gjithë këtë situatë, më korrekte janë treguar bankat, të cilat kanë ristrukturuar kreditë për bizneset e Durrësit sipas rastit dhe dëmit të krijuar.

Isteri shpjegoi se, mungesa e një kryetari bashkie ka krijuar vakum në organizimin e punës, pasi administrata aktuale e bashkisë po heziton për të firmosur lejet që kompanitë e ndërtimit kanë marrë për të zhvilluar rikosntruksione, ndërtime objektesh biznesi, kapanone etj.

Vetëm në 2018-n, numri i lejeve të reja të ndërtimit për banesa ishte 770, apo 47% më shumë se një vit më parë, ndërsa për sa i përket sipërfaqes së ndërtimeve për banesa, ajo u rrit me 70% në raport me një vit më parë.

132 leje ndërtimi janë dhënë për ndërtesa me tre ose më shumë kate, të cilat kanë një sipërfaqe prej 725 mijë metra katrorë, mesatarisht 5 500 metra katrorë për secilën godinë të marrë leje për ndërtim. Ndërsa 10 leje janë dhënë për rezidenca për komunitetin, 290 leje janë dhënë për banesa me një kat dhe 338 janë leje për ndërtesa me dy kate.

Qarku i Durrësit është qarku i tretë më i madh në vend, ku jeton 10,1% e popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë për vitin 2018. Kjo popullsi shtrihet në 3 nga 61 bashkitë e vendit. Durrësi, sikurse dhe Tirana, është qarku i vetëm që ka përjetuar një rritje të popullsisë nga migrimi i brendshëm neto, me gjithsej 816 persona.

Numri i nxënësve që ndiqnin arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm përfaqëson 10,7 % të numrit të përgjithshëm të nxënësve në Shqipëri.

Durrësi arriti 9,9 % të PBB-së në Shqipëri për vitin 2017, duke kontribuar 0,40 % në terma realë për atë vit, kurse PBB për frymë prej 536 mijë lekë [për Qarkun Durrës] ishte më e ulët se mesatarja në nivel vendi. Numri i ndërmarrjeve në këtë qark ishte 12.921./ Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
Makina del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari në rrugën Torovicë- Balldren

Makina del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari në rrugën Torovicë- Balldren

Rrezikonin të mbyteshin, si u shpëtuan 18 klandestinë në Durrës

Rrezikonin të mbyteshin, si u shpëtuan 18 klandestinë në Durrës

Empoli “dorëzon” Frederik Veselin në Francë

Empoli “dorëzon” Frederik Veselin në Francë
















TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com