Tërmeti që u ndje sot në mesditë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit, ka shkaktuar problem dhe në linjat 110 kV të OST, si pasojë e lëkundjes tektonike.
Kështu, në orën 11.00 është lajmëruar për dëmtim të shkarkuesit në zbarrat 110 kV të N/stacionit Lac 2.
Si pasojë e kësaj avarie u stakuan linjat 110 kV të OST Shkopet – Rubik, Ulëz – Laç 2 dhe Bushat i ri – Lezhë.
Si rezultat i veprimeve operative për kthimin e skemës u stakua për disa minuta energjia elektrike.
Brenda orës 12 të ditës së sotme u rilidh energjia elektrike në të gjitha nstacionet e prekura nga defekti: Fushë- Arrëz, Kalimash, Kalimash Tunel, Kukës, Tuc, Pukë, Krumë, Lac 2, Fushë-Kuqe, Rrilë, Rubik, Rreps, Rrëshen, Kaçinar, Gropaj, Bajram Curri, Bushat i Vjetër dhe Lezhë.