Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti, fatkeqësia që përkeqësoi gjendjen e mjerueshme të sirianëve

2023/02/08 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tërmeti, fatkeqësia që përkeqësoi gjendjen e mjerueshme të sirianëve

Radha e gjatë e njerëzve të lënduar ngjan me një lumë që derdhet në një spital të stërmbushur në qytetin Darkush në Sirinë veriperëndimore. Nënat u rrinë përsipër fëmijëve që qajnë pandërprerë.


Në mes të këtij kaosi, një burrë ishte i ulur, i hutuar, me fytyrën plot gërvishtje.

Burri Osama Abdul Hamid, mezi doli i gjallë me gruan dhe katër fëmijët e tij nga ndërtesa ku banonin në fshatin e afërt të Azmarinit. Shumë nga fqinjët e tyre nuk e patën të njëjtin fat.

“Ndërtesa është katër kate, dhe askush nuk doli nga tri prej tyre”, tha Abdul Hamid, duke shpërthyer në lot. “Zoti më dha një mundësi të re për jetën”.

Në një spital tjetër, po aq të mbingarkuar, në qytetin e Idlibit, Shajul Islami, një mjek britanik që punon me disa organizata joqeveritare, po kalonte ditën më të keqe në shtatë vjetët prej kur punon në Siri.

“Unë jam duke hequr një pacient nga një ventilator oksigjeni, për t’i dhënë shans një pacienti tjetër, duke vendosur se cili pacient ka më shumë gjasa të mbijetojë”, tha Islami.

Spitali, tashmë i përballur me infrastrukturën e dobët shëndetësore dhe shkurtimet financiare, tha ai, është i mbingarkuar pas tërmetit, sepse spitalet e tjera në zonë janë jashtë funksionit.

“Ne kemi shumë spitale që janë goditur më parë në luftë”, tha ai duke treguar se me goditjen e tërmetit janë të paktën tri ose katër spitale, për të cilat ai e di se kanë dalë jashtë funksionit.

Pas vitesh lufte dhe bombardimesh, tërmeti i fortë me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit që goditi mëngjesin e së hënës shkaktoi shkatërrime dhe mjerim të ri në territorin e fundit të Sirisë të kontrolluar nga rebelët opozitarë.

Miliona sirianë të zhvendosur që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile, tani jetojnë në këtë territor, i cili ndodhet në provincën e Idlibit. Shumë nga njerëzit që kanë lënë shtëpitë e tyre janë vendosur në kampe me kushte të mjerueshme.

Shumë të tjerë atje, por edhe në zonat e afërta të kontrolluara nga Qeveria e presidentit Bashar al-Assad, banojnë në struktura të brishta nga bombardimet e mëparshme, duke i bërë vendbanimet edhe më të ndjeshme ndaj goditjeve sizmike.

Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës me seli në Britani, tërmeti shkaktoi dëme të plota ose të pjesshme në ndërtesa në të paktën 58 fshatra, rrethina e qytete në Sirinë veriperëndimore.

Në Turqi dhe Siri, janë shënuar mbi 5.000 viktima, teksa pritet që ky numër të rritet.

Të paktën 450 vdekje janë dokumentuar në territorin e kontrolluar nga opozita siriane, por shumë të tjerë ka të ngjarë se janë nën rrënojat e shtëpive të shembura.

Drejtori i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve për Lindjen e Mesme, Carsten Hansen, tha se “kjo fatkeqësi do të përkeqësojë gjendjen e mjerueshme të sirianëve që tashmë po përballen me një situatë të rëndë humanitare”.

“Miliona njerëz kanë ikur nga zona për shkak të luftës, dhe tani shumë të tjerë do të zhvendosen nga tragjedia”, tha ai.

Abdel Hamid rrëfeu se familja e tij ishte në gjumë në banesën e tyre kur u zgjuan nga një dridhje e fortë dhe e zgjatur.

Ata më shpejtësi ia mbathën nga banesa, por “para se të arrinim te dera, e gjithë ndërtesa u rrëzua mbi ne”, tha ai.

Një derë druri i mbrojti nga shembja dhe e gjithë familja mbijetoi. Ai, gruaja e tij dhe fëmijët kanë pësuar lëndime në kokë, por të gjithë janë në gjendje stabile.

Numri i viktimave e mposhti shpejt kapacitetin e spitalit, tha Majdi al-Ibrahim, një kirurg i përgjithshëm që punon aty.

“Kemi nevojë për ndihmë urgjente. Kjo është përtej kapacitetit tonë”, tha ai.

Shoqëria Mjekësore Siriano-Amerikane, e cila drejton spitalet në Sirinë veriore dhe Turqinë jugore, tha në një deklaratë se objektet e saj janë “të mbingarkuara me pacientë që mbushin korridoret” dhe bëri thirrje urgjente për “furnizime dhe një përgjigje gjithëpërfshirëse e urgjente për të shpëtuar jetë dhe për të trajtuar të lënduarit”.

Territori i opozitës në cepin veriperëndimor të Sirisë është mbajtur për vite me radhë edhe pasi forcat qeveritare siriane rimorën shumicën e zonave të kontrolluara nga rebelët në të gjithë vendin.

Herë pas here rinisin luftimet me forcat siriane të mbështetura nga Rusia, aty pranë. Disa pjesë të territorit drejtohen nga grupe rebele, duke përfshirë një fraksion dominues të lidhur me Al-Kaidën, ndërsa pjesë tjera janë nën një administratë të mbështetur nga Turqia, e njohur si Qeveria e Përkohshme Siriane.

Fatkeqësia natyrore ndodhi mes stuhish të forta të dimrit, duke shtuar më tej mjerimin e atyre që mbetën pa strehë.

“Ka shi dhe moti është shumë i ftohtë, ka borë në disa zona”, tha për Associated Press Abdel Hakim al-Masri, ministër i Ekonomisë në administratën rajonale të mbështetur nga Turqia.

Ai bëri të ditur se disa nga kampet e refugjatëve në këtë zonë ishin shkatërruar tërësisht nga tërmeti.

Al-Masri tha se kanë filluar përpjekjet për të gjetur strehim të përkohshëm për njerëzit tani të zhvendosur për të dytën herë, porse nevoja për një gjë të tillë i tejkalon burimet që janë në dispozicion.

“Kjo çështje kërkon veprim të shpejtë nga të gjitha vendet e botës”, tha ai./REL



Ju sugjerojmë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Para
Tërmeti në Turqi, Rama: Shqipëria dërgon tjetër grup kërkim-shpëtimi

Tërmeti në Turqi, Rama: Shqipëria dërgon tjetër grup kërkim-shpëtimi

Tërmeti/ I riu publikon videon nën rrënoja: Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes

Tërmeti/ I riu publikon videon nën rrënoja: Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes

Rëndohet bilanci, shkon mbi 9.500 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Rëndohet bilanci, shkon mbi 9.500 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri
















TE FUNDIT

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
13 Maj, 2025

Pas urimit të kryeministres Giorgia Meloni për fitoren e mandatit të katërt të qeverisë Rama, nuk ka vonuar përgjigja e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
13 Maj, 2025

Teksa numërimit të votave në vend po i vjen fundi dhe harta e Shqipërisë është ngjyrosur ‘rozë’, kanë filluar urimet...

Lexo më shumë

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
13 Maj, 2025

Nga qyteti i Fierit, drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është shprehur se janë pranë fitores së një...

Lexo më shumë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com