Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Familja në Lezhë strehohet përsëri në shtëpinë e dëmtuar

2020/09/11 at 9:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti/ Familja në Lezhë strehohet përsëri në shtëpinë e dëmtuar

Albina Vuka është një prej banorëve të Lezhës, të cilës gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të mëdha në shtëpinë e saj.

Ajo ka treguar gjatë një takimi me ish-nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, vështirësitë e familjes së saj që pas tërmetit tragjik.

Albina Vuka rrëfen se  së bashku me tre fëmijët dhe burrin e paralizuar jetojnë në çadër dhe kontenier. Në dy muajt e fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t’u shembur.

Banesa e familjes Vuka është cilësuar në shkallën e dëmtimit DS4, por sipas saj, deri më tani ende nuk është ndihmuar nga shteti për ndërtimin e një banese të re.

DENONCIMI I QYETARES ALBINA VUKA, BASHKIA LEZHË

Albina Vuka: Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, është i paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë e kanë nxjerr DS4, të pabanueshme.

Alfrida Marku: Të pabanueshme. Që duhet të rindërtohet.

Albina Vuka: Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ata thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë po unë nuk jam duke parë gjë. Prej tërmetit në kontenier e në çadër kemi kaluar, ka 2 muaj kam ndenjur në çadër. Në çadër nuk munda të rri më se është e papërballueshme, çadra se na zë dhe frymëmarrja. I kam nxjerr fëmijët, i kam futur në shtëpi të shembur.

Alfrida Marku: Dhe duke rrezikuar jetën?!

Albina Vuka: Edhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve!

Alfrida Marku : Sepse shtëpia është e pabanueshme…

Albina Vuka: Shtëpia është e pabanueshme.

Alfrida Marku: Dhe akoma s’ka asnjë veprim për me nis ndërtimin e saj?!

Albina Vuka: S’shohim gjë, deri në këtë minutë nuk shohim gjë! Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ato thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë, po unë s’jam t’u pa.

Alfrida Marku: Pashë një libër aty te dhoma.

Albina Vuka: Po!

Alfrida Marku: Fëmijët mësojnë te shtëpia e dëmtuar?

Albina Vuka: Po, në shtëpi të dëmtuar hyn dhe mëson vajza. Ku do të mësojë? Në kontenier i sëmuri do qetësi, këtu nuk rrihet prej nxehtit, të zihet fryma. Ku ka gjet qetësinë? Në shpi të pabanueshme. Asnjë send nuk kërkoj tjetër, vetëm kërkoj të më bëjnë një grimë shpi e të fus 3 fëmijët brenda dhe burrin e sëmurë brenda. Unë nuk kërkoj gjë prej shtetit tjetër.

Ju sugjerojmë

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

19 Nëntor, 2025 6:47 pm
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
Politikë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

19 Nëntor, 2025 6:42 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Para
COVID-19/ Fillimi i vitit shkollor, Basha: Të testohen të gjithë mësuesit

COVID-19/ Fillimi i vitit shkollor, Basha: Të testohen të gjithë mësuesit

Shtetet jugore të BE-së kërcënojnë Turqinë me sanksione

Shtetet jugore të BE-së kërcënojnë Turqinë me sanksione

Vrasja e Eglantina Bucit, xhaxhai shkon në polici dhe kërkon eshtrat e saj

Vrasja e Eglantina Bucit, xhaxhai shkon në polici dhe kërkon eshtrat e saj

TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com