Aktualitet

Tërmeti/ Çfarë po ndodh me shqiptarët në Turqi? Flet ambasadori Robo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:33 - 30/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Greqia dhe Turqia u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa kanë nisur kërkimet për nxjerrjen e personave që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti, ka folur ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, i cili ka thënë se në zonën ku ka pasur shmbje të mëdha banesash ka dhe qytetarë shqiptarë, por nuk ka dijeni nëse ka të lënduar.

“Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë sipas minsitrit të jashtëm turk. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shkatërrues. Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, sëfundmi. Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet”,- tha Robo.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bën me dije se epiqendra ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit, dhe magnituda ishte 6.6, ndërsa Agjencia Amerikane e Gjeologjisë thotë se tërmeti ishte i madhësisë 7, i shkallës rihter, me një thellësi prej 2 kilometrash në afërsi të ishullit të Samosit. / Opinion.al

Pas