Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke lënë pas viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë vendimin që të mbyll Mbikalimin e Shkozetit për trafikun.
ARRSH shprehet përmes një njoftimi se kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun.
“Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës derisa kjo situatë të qetësohet!”, thuhet në njoftimin e ARRSH.