Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, të shtunën, ka vizituar fshatin Kuç të Vlorës, ku dhe inspektoi nga afër pasojat e tërmetit 4.8 ballë të një dite më parë, i cili si epiqendër të tij pati Borshin.
Çako tha se do bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.
“Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të datës 4 në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve te shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit. Emergjencat civile dhe forcat e armatosura janë në gatishmëri për ti ardhur ne ndihme banoreve. Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara”,- tha ai.