Lëkundjet sizmike në vendin tonë nuk kanë të ndalur. Shqipëria po vazhdon të tronditet nga tërmetet. Dje një tërmet me magnitudë 4.3 me epiqendër në Adriatik shkundi disa qytete të vendit, por dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme janë regjistruar 4 tërmete me magnitudë të ndryshme.
1-Tërmeti i parë u regjistrua pas mesnatës në orën 00:26 me magnitudë 2.4, thellësi 3 km dhe me epiqendër Mazhe e Madhe.
2-Në orën 00:50 me magnitudë 2, thellësi 10 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
3-Në orën 00:59 tërmeti kishte magnitudë 3.2, thellësi 6 km dhe me epiqendër në Klos të Burrelit.
4-Në orën 7:41 ra një tërmet me magnitudë 3.1, thellësi 31 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga tërmete të shumta, të cilat pasuan tërmetin e fuqishëm 6 ballë./Opinion.al/