Kryesore

Tërmetet në vend, Mogherini: Solidaritet me Ramën, BE gati për të ndihmuar


               Publikuar në : 19:45 - 22/09/19 |
el ida

Me anë të një postimi në “Twitter”, Luigi Soreca njoftoi se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet kreu të qeverisë, Rama për serinë e tërmeteve në vend.

Soreca thotë se Mogherini shpreh solidaritetin e saj të plotë me kryeministrin Edi Rama për tërmetet në Shqipëri, të cilët kanë plagosur dhjetëra njerëz dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Teksa i uroi shërim të shpejtë për të gjithë të dëmtuarit, në kontaktin e tyre Mogherini nënvizoi gjithashtu gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Komunikatë e Zyrës së BE-së:

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë në BE Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet kryeministrit shqiptar Edi Rama për një seri tërmetesh shkatërruese që kanë goditur Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Përfaqësuesja e lartë iu uron të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Ajo gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ndërsa kryeministri Rama anuloi udhëtimin e tij për në Nju Jork për javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB. Ai do të zëvendësohet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj në darkën që përfaqësuesja e Lartë do të zhvillojë sot me krerët e Ballkanit Perëndimor./Opinion.al

Pas