Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmetet në Shqipëri, ja çfarë thotë profesori gjerman

2019/09/23 at 2:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmetet në Shqipëri, ja çfarë thotë profesori gjerman

Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike (GFZ) në Potsdam ka folur për tërmetet e fundit që tronditën Shqipërinë.


Në një intervistë për DW, ai shpjegon se bregdeti i Shqipërisë ka hyrë gjithmonë në ato rajone të Evropës, që kanë qenë të ekspozuara ndaj rreziqeve të rënda sizmike.

“Tërmetet në këtë rajon kanë të bëjnë me lëvizje të Afrikës drejt veriut. Pllaka kontinentale afrikane lëviz me disa milimetra në vit drejt Evropës. Këto përplasje kontinentale krijojnë tensione, sidomos pjesë të mikropllakës së Adriatikut shtyhen e hyjnë nën Ballkan. Tërmeti në afërsi të Tiranës ka të bëjë me këto tensione”, thotë profesori gjerman.

Por a ndikojnë ndryshimet klimatike, tek tërmetet? Profesor Frederik Tilmann thotë: “Pjesa më e madhe e energjisë sizmike çlirohet nga tërmetet tektonikë, do të thotë nga tensionet që grumbullohen nga lëvizjet afatgjata të kontinenteve, lëvizje që e marrin impulsin nga procese të brendshme në brendësi të tokës. Ndryshimi i klimës praktikisht nuk ka ndikim në këto procese të brendshme. Megjithatë ne e dimë, se me lëvizjet ngritëse vertikale pas shkrirjes së gjerë të akullnajave në fund të epokës së fundit të akullit, janë shkaktuar tërmete shumë të fuqishme me magnituda më të mëdha se M7, për shembull në vendet skandinave. Por ky është një proces shumë i ngadalshëm dhe edhe në këtë situatë aktiviteti i lëkundjeve në mbarë botën do të dominohet nga lëkundje tektonike, si p.sh ajo në Shqipëri”.

Duke theksuar se parashikimi afatshkurtër i tërmetit nuk është i mundur, ai jep dhe disa këshilla për Shqipërinë.

“Primare është shmangja e kolapsit të plotë, për të mbrojtur njerëzit, që ndodhen brenda shtëpive. Disa lloje ndërtimesh, për shembull muratura të papërforcuara, me çati të vendosura lirshëm, janë të prirura të shemben nga lëkundjet e forta dhe duhen shmangur në zonat e rrezikuara nga tërmetet. Në përgjithësi ekziston mundësia që edhe materiali ekzistues historik i ndërtesave të bëhet më rezistent ndaj tërmeteve duke i vendosur struktura lidhëse dhe përforcuese shtesë. Por të riparosh është më e shtrenjtë se të ndërtosh nga fillimi në bazë të normave të mbrojtjes nga tërmeti. Për t‘i përdorur në mënyrë sa më efektive fondet në dispozicion, është e rëndësishme të vlerësohet sa më saktë shkalla e rrezikut, Për këtë duhet rikonstruktuar sa më saktë historiku i tërmeteve dhe që shumë të dhëna për rënien e dridhjeve të kombinohen me distancën nga vatra e tërmetit. Shkëmbimi i të dhënave mes partnerëve evropianë ka përparësi kryesore. Shumë nga të dhënat sizmologjike të mbledhura në Evropë janë tashmë të hapura, apo shkëmbehen në bazë të marrëveshjeve bilaterale”, thotë profesori gjerman./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Presidenti i Interit, Thohir: Në Itali, Icardi kushton 400 milionë euro

Icardi:Luajta 7 vjet tek Interi dhe nuk fitova asgjë, ja pse erdha tek PSG

Rusia shpall zyrtarisht të zhdukur spiunin e CIA-s

Rusia shpall zyrtarisht të zhdukur spiunin e CIA-s

Çfarë po përgatisin Bebe Rexha dhe Mc Kresha?

Çfarë po përgatisin Bebe Rexha dhe Mc Kresha?
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}