Një termet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në provincën e Perugias në një thellësi prej 11 km.
Corriere della Sera, shkruan se termeti u ndje nga banorët e zonës në Norcia, të frikësuar, shumë prej tyre dolën në rrugë për t’iu shmangur një tjetër katastrofe fatale për jetët e tyre.
Sipas kryetarit të Norcias, Nicolo Alegmano nuk ka pasur viktima. Alegmano tha se ka pasur shembje të vogla në muret antike të qytetit, si dhe në ato pika tashmë të dëmtuara nga tërmeti i fundit i 24 gushtit që shkatërroi Açumoli, Amatrice dhe Arquata del Tronto.
Ai bëri me dije, se përgjatë ditës, do të kryhen disa kontrolle më të detajuara për të vlerësuar situatën më qartë.