Një lëkundje e lehtë tërmeti, me magnitudë 3, është ndierë pak pas orës 7:30 të mëngjesit të kësaj të shtunë në verilindje të Shqipërisë. Zona më e prekur ka qenë Kurbneshi, por lëkundja është ndierë edhe në Kukës e Tiranë. Thellësia e lëkundjes sizmike raportohet të ketë qenë në sipërfaqen e tokës.