Një tërmet jo shumë i fortë ka lëkundur Ohrin dhe Prespën. Mësohet se tërmeti ka qenë 2.9 i shkallë Rihteri. Tërmeti është ndjerë mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:34.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 3 kilometra nga Resnja, në fshatin Jankovci, në thellësi prej 2 kilometra. Në rajonin Ohër-Prespë gjatë gjithë verës janë shënuar më shumë se 1 400 tërmete.
Tërmetet e vazhdueshme këtë sezonë vere kanë shqetësuar banorët e Ohrit, por edhe turistët, që kanë qenë në numër më të vogël. Banorët kanë theksuar se tërmetet serike kanë rrezikuar turizmin dhe se ka pasur raste që ata brenda ditës kanë ikur në destinacione të tjera, duke zgjedhur kryesisht bregdetin shqiptar./INA