Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter tronditi ishullin Evia të Greqisë.
Raportohet se lëkundjet sizmike janë ndjerë gjerësisht në rajonin e Atikës në Greqi.
Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në verilindje të qytetit të Kalkida, në një thellësi prej katër kilometrash.
Deri më tani sipas asaj që raportojnë mediat greke nuk ka të lënduar por banorët kanë dalë jashtë për shkak të lëkundjeve të forta.