Bota

Tërmet me magnitudë 4.9 ballë në Turqi, raportohet për të lënduar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:21 - 04/11/22 |
Opi Nion

Një tërmet i fortë ka goditur provincën perëndimore të Izmirit të Turqisë këtë të premte, duke shkaktuar panik tek banorët.

Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave bëri me dije se tërmeti ishte me magnitudë 4.9, me epiqendër në rrethin e Buça të Izmirit. Po sipas të njëjtit burim u bë me dije se lëkundjet e tërmetit u ndjenë në orën 03:29 të mëngjesit të sotëm dhe u pasua nga disa pasgoditje më të vogla.

Të paktën dy persona u plagosën pasi u hodhën nga një lartësi teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre, tha ministri i Brendshëm Suleyman Soylu në Twitter.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunc Soyer ka bërë të ditur se nuk raportohet për dëme të mëdha materiale përveç minares së shembur të një xhamie.

“Përveç panikut, frikës, alarmit të shkaktuar te banorët tanë, nuk kemi marrë asnjë raport negativ”, tha Soyer

Tërmeti ndodhi disa ditë pasi Izmiri përkujtoi viktimat e një tërmeti me magnitudë 6.6 që mori jetën e 117 personave më 30 tetor 2020./Opinion.al

Pas