Janë ndjerë njëri pas tjetrit lëkundje sizmike në vend. I pari ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.2 ishte 11 km në jugperëndim të Fushë- Krujës, dhe 17 km në veriperëndim të Tiranës, me një thellësi prej 5 km.
Ndërsa i dyti ka qenë me magnitudë 3.8 të shkallës riter, dhe epiqendra e tij ishte 8 km në veriperëndim të Tiranës, me një thellësi prej 15 km.
Lëkundjes sizmike janë ndjerë në Tiranë, Fushë-Krujë e zonat përreth.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale.
Gjatë këtyre ditëve vendi ynë është përfshirë nga lëkundje sizmike të herëpashershme.