Bota

Tërmet i fuqishëm në Filipine, ndërpritet mesha e Krishtlindjeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:24 - 25/12/20 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm një tërmet i fuqishëm ka goditur Filipinet. Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 6.4 ballë u regjistrua në 7:43 me orën lokale në det pranë ishullit Luzon të Filipineve.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) dhe Shërbimit Gjeologjik Amerikan Usgs, tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 150 km dhe me epiqendër 2 km larg qytetit Calatagan.

Për momentin nuk ka të dhëna për dëme në njerëz ose objekte. Dëshmitarët raportuan se ndërtesat u lëkundën në kryeqytetin Manila dhe shumë mesha të Krishtlindjeve u ndërprenë.

“Shërbimi fetar u ndalua, por njerëzit nuk i kapi panik. Ka shpesh tërmete në zonë dhe njerëzit janë mësuar pak a shumë me të,” tha Carlo Caceres, shefi i policisë Calatagan.

Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “rrip zjarri” të Paqësorit, ku pllakat tektonike që përplasen shkaktojnë tërmete të shpeshta dhe aktivitet të konsiderueshëm vullkanik.

Pas