Një tërmet i fortë me magnitudë 6 ka rënë pranë bregut të shtetit amerikan të Alaskës. Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lëkundjet sizmike u ndjenë në juglindje të ishullit. Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 35 kilometra nën tokë. Për momentin, nuk ka informacion për viktima të mundshme apo dëme materiale. Gjatë këtij muaji, disa tërmete kanë goditur disa ishuj të Alaskës në Oqeanin Paqësor. /tvklan.al