Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës rihter është regjistruar në orën 5:10 të mëngjesit në zonën Marradi, në provincën e Firences.
Lajmi u raportua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) italiane. Epiqendra ka qenë 3 km në jug-perëndim të Marradi, në një thellësi prej 8.4 km.
Lëkundjet e forta, të ndjekura nga 8 të tjera më të lehta, u ndjenë nga popullata, madje edhe në zona të ndryshme të Romagna-s aty pranë. Qindra njerëz dolën në rrugë.
Nërkohë autoritetet italiane po kryhen kontrolle për çdo dëmtim. Për momentin nuk raportohet për ndonjë çështje kritike./Opinion.al