Kandidati për deputet i Partisë Socialdemokrate, Leonard Beqiri, kërkon që të mos i jepet asnjë votë partisë së Skënder Gjinushit, por të gjitha votat të kalojnë në favor të Partisë Socialiste. Shanset që i pari i listës së socialdemokratëve të zgjidhej deputet ishin zero, ndaj për taktikë elektorale dhe bashkim votash mes të majtëve, Beqiraj bën thirrje që votat të kalojnë për partinë e kryeministrit Rama, i cili kandidon në Vlorë.
“Unë nuk e cilësoj si tërheqje, por si një mbështetje ndaj PS-së dhe reformave të qeverisë” – ka thënë ai për lëvizjen e tij 4 ditë para zgjedhjeve.
Beqiraj ka qenë protagonist në video-përgjimin me ish-ministrin e LSI-së, Dritan Priftin për akuzën e aferës me 70 mijë eurot.