Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërhiqen akuzuesit/ U burgos për përdhunimin e jetimëve, skocezi në prag të lirimit

2017/03/12 at 11:58 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërhiqen akuzuesit/ U burgos për përdhunimin e jetimëve, skocezi në prag të lirimit

Ish-drejtuesi i fondacionit “Fëmijët e Tij” në Shqipëri, David Brown, i akuzuar në vitin 2006 për përdhunim të miturish, mund të fitojë lirinë pas 11 vitesh pas hekurave me akuzën për pedofili.

Kjo pasi akuzuesit e 66-vjeçarit nga Edinburgu kanë pranuar se kanë gënjyer në gjykatë.

David Brown u dënua nga dëshmitë e dy djemve që ishin banorë të qëndrës “Fëmijët e Tij” në të cilën strehoheshin fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike, kryesisht të moshës nga 2 deri 14 vjeç.

Dy djemtë romë, tashmë të moshës 18 dhe 22 vjeç thonë se kanë pasur presion nga policia dhe psikologu për të bërë dëshmi të rreme.

Ata kanë deklaruar për Sunday Mail se janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtrat e tyre në gjykatë, një lëvizje kjo e cila do të çojë në lirinë e Brown.

Plot 10 djem të qendrës dhanë dëshmi kundër Brown dhe dy të bashkëpandehurve të tij Dino Kristodulu 52 vjeç i dënuar për pedofili dhe Robin Arnold 63 vjeç.

Brown, i cili ka mohuar gjithmonë akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm, beson se makthit të tij në kryeqytetin shqiptar do ti vijë fundi.

Duke folur për Mail të dielën nga qelia e tij e burgut, ai tha se do të qëndrojë në Shqipëri për tu angazhuar sërish në fushën e bamirësisë ku punonte më herët.

Andon Qoshlli, sot 22 vjeç, një nga dy dëshmitarët që dëshmoi kundër Brown, ka konfirmuar se dëshiron të tërheqë provat që ai dha në gjykatë kur ishte vetëm 13 vjeç.

Ai tha për Mail Sunday: “Psikologu dhe oficeri i policisë më shtynë të them se David ka abuzuar me mua. Ai nuk e bëri dhe më vjen keq që ai është në burg.Unë dua ta shoh atë jashtë dhe ta përqafoj. David na mori nga rruga dhe na dërgoi në shkollë. “

Nëna e Andonit, Luisa 53 vjeç, thotë se nuk ka qenë me djalin e saj kur ai ka dhënë dëshminë.

Ajo tha: “Davidi nuk duhet të jetë në burg. Ai i shpëtoi jetën djalit tim dhe Andoni më ka thënë se ishte Dino i cili ka abuzuar me të”.

“Ne ishim një familje e varfër dhe nuk kishim mundësi financiare për të rritur dhe edukuar fëmijët tanë” shton ajo më tej.

 Dëshmitari i dytë Denis Aliu, sot 18 vjeç, thotë se ai ishte frikësuar nga keqtrajtimi i policisë kur ishte vetëm 6 vjeç, prandaj edhe kishte deklaruar se është abuzuar edhe nga Brown.

Denis, i cili ishte marrë nga një jetë e tmerrshme në rrugët e Yzberishtit të Tiranës në shtëpinë e Brown, ka thënë: “Davidi nuk duhet të jetë në burg. Isha i ri në atë kohë dhe i thashë gjykatës çfarë më kishte udhëzuar psikologu për të thënë.

“Më premtuan top futbolli, ëmbëlsira, ushqim, para për të më bërë të lumtur nëse do të thoja para gjykatës çfarë dëshironin ata. Unë e di unë kam bërë një gabim të madh dhe dua të shkoj në gjykatë për ta korrigjuar atë. “

Ai shtoi më tej: “Në momentin para se të jepja dëshminë psikologu i shtetit më tha: “Shko dhe thuaj atë që të kam thënë”.

Etiketa: akuzaDavid Brown

Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Barcelona-PSG do të riluhet?!!

Barcelona-PSG do të riluhet?!!

Rama konfirmon largimet, por kush janë ministrat që marrin postet bosh

Rama konfirmon largimet, por kush janë ministrat që marrin postet bosh

Shkarkimi i Ministrave, Basha: Ne jemi këtu për shkarkimin e Ramës jo për koka kecash

Shkarkimi i Ministrave, Basha: Ne jemi këtu për shkarkimin e Ramës jo për koka kecash

TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com