Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërheqja e policëve në veri, Osmani: Mbajtja e zgjedhjeve s’ka të bëjë me referendum

2023/08/04 at 4:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërheqja e policëve në veri, Osmani: Mbajtja e zgjedhjeve s’ka të bëjë me referendum

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore nuk ka të bëjë fare me referendum.

Mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është pikë e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të arritur më 10 korrik, për shtensionim të situatës në zonën veriore.

Tensionet janë rritur atje prej fundit të majit, pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Osmani ka thënë se ekzistojnë dy mundësi për mbajtje të zgjedhjeve të reja: që kryetarët të japin dorëheqje apo që qytetarët e këtyre komunave të kërkojnë përmes peticionit që të niset procedura e largimit të kryetarëve.

“Iniciativa për largimin e kryetarëve tashmë është e paraparë me ligj, pra ekziston një ligj që ua njeh qytetarëve të të gjitha komunave të drejtën që përmes peticionit dhe pastaj rivotimit ta largojnë një kryetar komune përmes votës. Pra nuk është referendum, quhet kategori e largimit të kryetarit përmes procesit të rivotimit”, tha ajo.

Javë më parë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20% e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

Ky peticion, sipas Krasniqit, do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), që do ta verifikonte atë, dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.

Osmani ka thënë se aktualisht pritet që të gjitha çështjet teknike të përcaktohen përmes një udhëzimi administrativ dhe që një grup punuese, i krijuar për këtë punë, ta bëjë punën e vet.

“Sapo të krijohet baza ligjore, qytetarët e këtyre komunave do të mund ta dorëzojnë peticionin. Ky peticion duhet të vijë nga trupa votuese, nga votuesit e regjistruar”, shtoi Osmani.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që t’i organizojë këto zgjedhje për t’i ulur tensionet./REL

Etiketa: kosoveserbivjosa osmanizgjedhje

Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
U shtrua në spital me infeksion të frymëmarrjes, si është gjendja shëndetësore e Papës

Papa Françesku: Po planifikojmë të zhvillojmë një vizitë në Kosovë

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

I dënuar me 15 vjet burg për vrasje, kapet në Itali Artur Doku

Shira të rrëmbyeshëm në Slloveni/ Humbin jetën 3 persona, evakuohen qindra të tjerë

Shira të rrëmbyeshëm në Slloveni/ Humbin jetën 3 persona, evakuohen qindra të tjerë

TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com