Arsyeja e mos pranimit të lidhjes së vajzës së tij, ka bërë që një 55-vjeçar shqiptar të godasë me thikë të dashurin e së bijës dhe vëllanë e tij në parkun publik “Regina Margherita” në Fabriano (Ancona, Itali), raportojnë sot mediat lokale.
Mbi 55-vjeçarin, resident në Fabriano, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me një thikë kuzhine të dashurin 23-vjeçar të vajzës së tij dhe vëllanë e këtij të fundit, rëndon akuza për lëndime të rënda trupore.
Dy të plagosurit u transferuan me urgjencë në spital për të mjekuar plagët e mara në krahë. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe sipas mjekëve, duhet deri në dhjetë ditë për rikuperimin e lëndimeve. /Syri.net