Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, Apeli lë në fuqi dënimet për të akuzuarit

2023/09/12 at 12:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, Apeli lë në fuqi dënimet për të akuzuarit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme, e cila ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg Gentian Goskovën dhe me 2 vite 4 muaj burg Ervis Kosovën.

Goskova i njohur edhe si “Reqi i Korçës” dhe Kosova janë shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim. Të dy akuzohen se kanë tentuar të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe disa personazheve të tjera të njohura të botës së krimit të përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Sipas pretendimeve të ngritura nga SPAK gjatë këtij procesi, Goskova dhe Kosova mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet edhe bashkëpunëtori i drejtësisë dhe nëpërmjet të cilit janë përpjekur për të manipuluar dhe siguruar deklarime të rreme nga Reçi.

Sipas tvklan, mësohet se më herët është bërë me dije se ka pasur një plan për eliminimin fizik të Reçit. Sipas hetimeve, nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës, atëherë ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit.

Eliminimi i Reçit sipas SPAK do të kryhej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë Eurosh. Plan ky që dështoi pasi polici që do të përfshihej në të u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “Asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi.

Etiketa: Ervis KosovaGentian GoskovaGJKKO

Ju sugjerojmë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Mjegull në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes
Aktualitet

Mjegull në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes

20 Dhjetor, 2025 2:19 pm
VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet me armë futbollisti i Ekuadorit në Guayaquil
Bota

VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet me armë futbollisti i Ekuadorit në Guayaquil

20 Dhjetor, 2025 2:17 pm
Fantazitë e errëta të Epstein dhe porositë që u jepte rekrutuesve të vajzave
Bota

Fantazitë e errëta të Epstein dhe porositë që u jepte rekrutuesve të vajzave

20 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Para
Foto/ Ky është treni misterioz i blinduar i përdorur nga Kim Jong Un në udhëtimet e tij

Foto/ Ky është treni misterioz i blinduar i përdorur nga Kim Jong Un në udhëtimet e tij

Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova

16-vjeçari hedh spraj me piper në klasë, nxënësit përfundojnë në spital në Krujë

Ndeshja Shqipëri-Poloni, policia shoqëron 12 tifozë

Ndeshja Shqipëri-Poloni, policia shoqëron 12 tifozë

TE FUNDIT

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
20 Dhjetor, 2025

Jordania konfirmoi pjesëmarrjen e saj në sulmet e udhëhequra nga SHBA-të në Siri, duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe artileri,...

Lexo më shumë

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
20 Dhjetor, 2025

Rrëzimi i një droni pranë një fushe djerrë në Balıkesir të Turqisë, ka ngritur nëse pas tij fshihet Kremlini, dhe...

Lexo më shumë

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
20 Dhjetor, 2025

Gjashtë ushtarë kolumbianë u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të orkestruar nga grupi me dronë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com