Dy të rinj janë arrestuar nga policia, pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët policorë.
Policia njofton se u arrestua 20-vjeçari me iniciale S.B. që u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe 40-vjeçari me iniciale O.D. që drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Të kapur në këto shkelje, ata kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit rryshfet. Me këto 2 raste, ka shkuar në 38 numri i personave të arrestuave për korrupsion aktiv të punonjësve të Policisë Rrugore të mbetur në tentativë.
Policia thotë se lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.