Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të parregullt, 2 persona procedohen penalisht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:53 - 22/12/22 |
Opi Nion

Dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt janë goditur nga punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

46-vjeçari me iniciale I. C. pasi gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të vendit, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, i ka dhënë atë me një kartmonedhë 20 Euroshe në brendësi me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, për shkak se kishte kaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm jashtë Shqipërisë.  

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të 35-vjeçarit L. F., Policia ka konstatuar në pasaportën e tij, 5 vula të dyshuara të falsifikuara.   

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. C., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe për shtetasin L. F., për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas