Dy shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë arrestuar nga policia franceze teksa transportonin rreth 17 kg kokainë me makinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të 5 dhjetorit.
Kanë qenë doganierët e Cierp-Gaud ata që kryen sekuestrimin duke kontrolluar automjetin në jug të Haute-Garonne.
Konkretisht automjeti i dy shqiptarëve vinte nga Spanja dhe është arritur të kapet në qytetin e vogël Saléchan, i cili ndodhet më pak se 20 km nga kufiri spanjoll.
Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan disa pako, që përmbanin në total 16.7 kg kokainë.