Tre të rinj janë arrestuar nga policia pasi janë kapur në tentativë për të vjedhur në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç.
Të arrestuarit janë A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.
“Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, por falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë “, e kryer në bashkëpunim./Opinion.al