Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentuan të ekzekutonin “Akilin”/ SPAK zbulon detajet: Ja ku do të kryehej vrasja

2023/12/22 at 2:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tentuan të ekzekutonin “Akilin”/ SPAK zbulon detajet: Ja ku do të kryehej vrasja

Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje nga organizimi i atentatit ndaj “kapos” së drogës, Xhevdet Plaku, ku dyshohet se është përfshirë ish-shefi i Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni.

Sipas SPAK, ngjarja ishte planifikuar të realizohej në datën 17 shtator 2019 në qytetin e Durrësit.

Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve dyshohet se në bashkëpunim me një punonjës policie kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e “Akilit”.

Ndaj tyre Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, pas kërkesës së depozituar nga SPAK më 16 Dhjetor.

Po sot është arrestuar sot në Limburg, Holandë edhe Devi Gjermëni, i cili u vendos në pranga si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.19/2022, i cili është regjistruar në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Holandës.

Nga veprimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se, shtetasit R.R., D.GJ., A. R. në bashkëpunim me shtetasin D.D. (punonjës policie) kanë konsumuar faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje, në dëm të shtetasit Xh. P., ngjarje e planifikuar të realizohej më datë 17.09.2019, në Durrës.

Në datën 16.12.2023, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasve nën hetim R.R., D.GJ., D.D. (punonjës policie në atë kohë në DVP Durrës) dhe A.R.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.138 me datë 20.12.2023 ka vendosur:

Caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit  shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj të hetuarve R.R, D.GJ, D.D. dhe A.R, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P., kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në 22.12.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg”, për të hetuarit R.R., A.R., dhe D.GJ. Gjithashtu në datën 22.12.2023 është arrestuar në Limburg, Holandë edhe shtetasi nën hetim D.GJ. Arrestimi i D.GJ. u bë si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Falenderim të veçantë për agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Holandës për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

Ju sugjerojmë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
Kronikë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

25 Maj, 2025 2:31 pm
“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
Bota

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

25 Maj, 2025 2:16 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

25 Maj, 2025 2:03 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
Sport

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

25 Maj, 2025 12:59 pm
A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?
Bota

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

25 Maj, 2025 12:58 pm
Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër
Rajoni

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

25 Maj, 2025 12:52 pm
Para
Gati 12 mijë shqiptarë iu drejtuan BE-së për azil për 9-mujorin, kërkesat i rikthehen rritjes në shtator

Gati 12 mijë shqiptarë iu drejtuan BE-së për azil për 9-mujorin, kërkesat i rikthehen rritjes në shtator

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç: Pres takime të vështira në Bruksel

Vuçiç: Një vend i rëndësishëm ka ndërhyrë në procesin zgjedhor në Serbi

Opinion/ Berishës i heqin imunitetin, çfarë do të ndodhë me opozitën?

Opinion/Berisha pa imunitet, si do të organizohet opozita? (21 Dhjetor 2023)

TE FUNDIT

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
25 Maj, 2025

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas ndjekjes nga policia. I riu, identiteti i të...

Lexo më shumë

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
25 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti sot vendimin e administratës së tij për të bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj...

Lexo më shumë

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
25 Maj, 2025

Revista prestigjioze amerikane Forbes ka bërë një klasifikim të pesë qyteteve evropiane bregdetare, ku mund të blihet pasuri e paluajtshme...

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
25 Maj, 2025

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të dielën, duke i vrarë të paktën 20 palestinezë në të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com