Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentuan ta helmojnë në burg, denoncon avokati i Izet Haxhisë

2023/04/12 at 3:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tentuan ta helmojnë në burg, denoncon avokati i Izet Haxhisë

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, ka deklaruar ditën e sotme se dyshon që klienti i tij është tentuar që të helmohet në burgun e Reçit.


Në një deklaratë të bërë, ai shprehet se në qelinë e ish-truprojës së Berishës është dërguar një pako e dyshimtë me ilaçe, që sipas tij përmes saj kanë tentuar ta helmojnë.

Sipas avokatit, Haxhisë i është thënë nga punonjësi i burgut se pakoja me ilaçe i ka ardhur nga e motra, gjë që kjo e fundit e ka mohuar.

Pas kësaj situate bëhet me dije nga avokati, se Izet Haxhia ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e Burgut të Reçit, por i ka shkuar një përfaqësues duke i thënë se ishte bërë një “gabim”, pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste, sikurse nuk identifikonin as personin që kishte futur pakon me ilaçe deri në dhomën e izolimit të Burgut.

“Në datën 10 prill 2023, në dhomën e izolimit të Burgut të Reçit, ku ndodhet ende i paraburgosur Izet Haxhia, i ka shkuar një “pako me ilaçe”!

Izet Haxhia ka pyetur punonjësin e Burgut se cili nga familjarët e tij i kishin sjellë këto “ilaçe”. Punonjësi i IEVP Reç i ka thënë se këtë pako me “ilaçe” dhe “vitamina” t’a kanë sjellë njerëzit e familjes tënde. 
Meqenëse Izet Haxhia plotësimin e nevojave të tij për ilaçe, ushqime etj, i bënë vetëm përmes motrës së tij me banim në Tiranë, i ka telefonuar asaj.
Motra e tij Ilmia, tepër e shqetësuar, e ka vënë në dijeni se nuk i ka sjellë asnjë llojë “ilaçi” atij, dhe e ka porositur të vëllan që të mos i përdorte ato në asnjë rrethanë!
Izet Haxhia ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e Burgut të Reçit, por i ka shkuar një përfaqësues dhe i ka thënë që ishte bërë një “gabim”, pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste, sikurse nuk identifikohej as personi që i kishte futur këto “ilaçe” deri në dhomën e izolimit të Burgut ku qëndron Izet Haxhia. 

Izet Haxhia është larguar me urgjencë nga Burgu 302 “Mine Peza” në Tiranë dhe është transferuar në Burgun e Reçit me arsyetimin se ishte në kushte paraburgimi dhe duhet të kalonte në regjim kampi në IEVP Reç. Në fakt ai për 20 ditë mbahet i izoluar shumë më keq se një i paraburgosur në Burgun e Reçit, duke lënë shkas për veprime të tilla të dyshimta, si kjo me “ilaçet”, për t’a eleminuar atë fizikisht! Bota e krimit, e cila i ka tantakulat e saj shumë të forta në Burgje, për shkak të një kallëzimi penal tepër serioz që Izet Haxhia ka bërë kundër ish Presidentit të Republikës Sali Berisha, ish Kryeministrit Ilir Meta etj, kallëzim penal që është rregjistruar në SPAK në vitin 2019 dhe është në proces hetimi, kërkojnë eleminimin e tij.

SPAK, megjithëse e ka për detyrë t’a marrë në mbrojtje të posaçme këtë kallëzues dhe dëshmitarë okular për një numur të konsiderueshëm krimesh tepër të rënda të kryera në kuadrin e organizatës kriminale prej dy ish pushtetarëve më të lartë të vendit, Sali Berisha, Ilir Meta, etj, jo vetëm që i zvarrit prej 4 vjetësh pa shkak hetimet, por me qëndrimin e vet jo ligjor, e lë këtë kallëzues dhe dëshmitar okular në mëshirën e krimit të organizuar për t’i marrë jetën atij. “Alarmi” që ka dhënë Ilmie Haxhia, motra e Izet Haxhisë, pas aktit të paprecedent me të ashtuquajturat “ilaçe”, duhet vlerësuar me seriozitetin e kërkuar nga ligji nga Ministria e Drejtësisë dhe SPAK, për të siguruar jetën e Izet Haxhisë”, tha Idajet Beqiri./Opinion.al

Etiketa: Idajet BeqiriIzet Haxhia


Ju sugjerojmë

Droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë
Bota

Droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë

2 Gusht, 2025 9:02 am
Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Vendet arabe kërkojnë kalimin e Gazës nën autoritetin palestinez

2 Gusht, 2025 8:36 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Gushti nis me temperaturë të lartë

2 Gusht, 2025 8:14 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 2 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

2 Gusht, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
Para
Nga Balluku te Këlliçi,kush janë kandidatët e PD dhe PS që iu vodhën votat

Mbrojtja e të dhënave personale, Celibashi: I zhgënjyer për partitë që injoruan takimin

Mashtrimi me Call Center-at në Shqipëri, BBC artikull për grupin kriminal “Milton”

Mashtrimi me Call Center-at në Shqipëri, BBC artikull për grupin kriminal “Milton”

Berisha dhe Meta hapin zyrtarisht fushatën më 15 prill

Berisha dhe Meta hapin zyrtarisht fushatën më 15 prill
















TE FUNDIT

Droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë

Droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë
2 Gusht, 2025

Ushtria lituaneze ka gjetur një mjet ajror pa pilot që beson se ka hyrë në hapësirën e saj ajrore nga...

Lexo më shumë

Vendet arabe kërkojnë kalimin e Gazës nën autoritetin palestinez

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
2 Gusht, 2025

Për herë të parë, të gjitha vendet anëtare të Ligës Arabe janë bashkuar në një deklaratë të përbashkët ku i...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Gushti nis me temperaturë të lartë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
2 Gusht, 2025

Në pjesën më të madhe të Shqipërisë, temperaturat do të variojnë nga 30 deri në 35 gradë Celsius, duke krijuar...

Lexo më shumë

Horoskopi 2 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
2 Gusht, 2025

Dashi – Mund të ndiheni pak të larguar nga të dashurit tuaj, por ky është vetëm një moment introspeksioni. Ju jeni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com