Aktualitet

Tentuan ta grabisnin, plagoset me thikë 17-vjeçari shqiptar në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 25/09/22 |
Opi Nion

Një 17-vjeçar shqiptar është goditur me thikë në Fierence të Italisë nga persona ende të paidentifikuar që kanë tentuar ta grabisin.

Sipas policisë, 17-vjeçari po kthehej nga një shëtitje në qendër të qytetit mbrëmjen e së premtes kur u përball me dy persona në një rrugë në lagjen Rifredi.

Mediat italiane shkruajnë se, dy autorët e goditën me thikë fillimisht në këmbë dhe pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe disa sende të tjera personale.

17-vjeçari i plagosur arriti të merrte në telefon urgjencën e spitalit Careggi. I riu shqiptar, i cili nuk dinte italisht i ka shpjeguar ngjarjen policisë me ndihmën e një përkthyesi.

Sakaq, autoritetet italiane janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e autorëve./Opinion.al

 

Pas