Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentoi t’i vendoste eksploziv anijes së konkurrentit, Apeli lë në burg Eridion Muhon 

2024/08/13 at 4:04 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tentoi t’i vendoste eksploziv anijes së konkurrentit, Apeli lë në burg Eridion Muhon 

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Eridion Muho. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë. 

35-vjeçari Muho, pronar  i një agjencie turistike në qytetin bregdetar, që operon edhe në fushën e transportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve të linjës Sarandë – Korfuz, së bashku me viktimën, Armend Nelaj kishin planifikuar të vendosnin lëndën plasëse te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence. 

Por, lënda plasëse ka shpërthyer aksidentalisht gjatë tentativës për ta transportuar dhe vendosur në anije. Për pasojë humbi jetën 52-vjeçari Armand Nelaj. 

Hetimi ka nisur pas ngjarjes së ndodhur në orën 22.00 të datës 24 Qershor, në afërsi të Portit Detar Sarandë, ku shpërthimi i një sasie ekplozivi i mori jetën 52-vjeçarit Armand Nelaj, biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit. 

Nga hetimet dyshohet që Nelaj atë natë po afrohej në kalatën e Portit për të vendosur një sasi eksplozivi në një nga tragetet e linjës Sarandë-Korfuz, por në rrethana ende të paqarta eksplozivi shpërtheu aksidentalisht. Prokuroria dyshon se bashkëpunëtor i Nelajt ishte pikërisht Erdion Muho. 

Zhytësi që ishte ngarkuar për të vënë eksplozivin, i kishte plasur pa e vendosur ende në anije, duke i marrë jetën në vend. Pas zbardhjes së ngjarjes, policia tha se ka vënë në pranga 35-vjeçarin Eridion Muho, ndërsa hetimet do të vazhdojnë. 

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim me iniciale E. M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 152/3, 25 dhe 22 i Kodit Penal. 

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin nr. 23-2024-1488, datë 30.07.2024, ka vendosur: 

– Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E. M. 

– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim E. M  atë të “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit  të bërë, nga personi nën hetim me iniciale E. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës dhe revokimin e kërkesës së organit të akuzës. 

Në përfundim të gjykimit, më datë 13.08.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Qemal Zaimi, vendosi: 

-Miratimin e vendimit penal Nr.23-2024-1488 datë 30.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë”,-thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit. 

Ju sugjerojmë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
Bota

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

30 Janar, 2026 8:36 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:35 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi, 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:34 am
Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Para
Emri/ Lejoi banorët ë prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohet inspektori i drejtorisë së bujqësisë 

Emri/ Lejoi banorët ë prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohet inspektori i drejtorisë së bujqësisë 

Irani refuzon thirrjet evropiane për përmbajtje nga sulmet ndaj Izraelit

Irani refuzon thirrjet evropiane për përmbajtje nga sulmet ndaj Izraelit

250 urgjenca në ditë në spitalin e Traumës/ Mjekët: Kryesojnë frakturat nga aksidentet 

250 urgjenca në ditë në spitalin e Traumës/ Mjekët: Kryesojnë frakturat nga aksidentet 

TE FUNDIT

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
30 Janar, 2026

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës,...

Lexo më shumë

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
30 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha se po heq certifikimin nga të gjitha avionët e prodhuar në Kanada dhe kërcënoi me një...

Lexo më shumë

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
30 Janar, 2026

Rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës Nipah përtej Indisë është i ulët, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...

Lexo më shumë

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

A është dollari i dobët rrezik për Europën?
30 Janar, 2026

Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com